TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2023, 22:42

‘Sekreti’ që vrau Liridonën, analistët: Naimi mund të jetë shtyrë nga njerëz të pushtetshëm për të ekzekutuar bashkëshorten!

Shkruar nga Pamfleti

‘Sekreti’ që vrau Liridonën, analistët: Naimi mund

Analistët thonë se Naim Murseli mund të jetë shtyrë nga dikush tjetër për të kryer vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës.

Në një intervistë për “Top Story” ekspertit Ervin Karamuço tha se pas gjithë ngjarjes fshihet një sekret i madh, pasi vrasja ishte e ‘rrëmbyer’

Mund të ishte shtyre nga një person tjetër. Këtu është një sekret i madh. Ai mund të kishte planifikuar në një ditë tjetër, pse kaq i rrëmbyer. Unë kam qenë skeptik. Ka diçka tjetër shumë herë më të rëndë sesa kaq”, tha Karamuço.

Sipas analistit Arjan Curri, Naimi mund të ketë mbështetur nga njerëz të pushtetshëm të cilët mund të kenë thënë “vrite se të mbrojmë ne”.

O ka qenë i errur nga urrejtje e një gruaje nga një grua, ose ka qenë i mbrojtur nga njerëz shumë të pushtetshëm që vrite se do të mbrojmë ne. Ky ka shumë personalitete dhe paranoja si skizofren. Ne kemi pasur raste të tjera që njerëzit qanin, si piloti në Greqi. Në këto çregullime të personalitetit, këto priten. Këta janë autorë të paparë. Nuk ka vrasje perfekte, por ka edhe një Zot. Ajo që unë bëj thirrje është të na e shpjegojë prokuroria ‘Cilin sekret ka marrë me vete Lirirdona. Një rast të shkeljes se ligjit të pastrimit së parave, apo krimit të pasionit”, tha Curri.

karamuço liridona vrasja

Lini një Përgjigje