TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2023, 22:36

“Do bllokojmë rrugët hyrëse të Tiranës”, plas e qeshura në studio pas deklaratës së anëtarit të “Rithemelimit” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Do bllokojmë rrugët hyrëse të Tiranës”,

“Do bllokojmë pikat hyrëse dhe dalëse të Tiranës”. Kështu është shprehur anëtari i Rithemelimit, Indrit Hoxha duke bërë që studio e emisionit të shpërthejë në të qeshura.

I ftuar në studion e Euroneës me gazetaren Sidorela Gjoni përballë Edvin Kullurit dhe gazetarit Denis Dyrnjaja, Hoxha ka zbuluar disa nga detajet e aksionit për mosbindje civile të shpallur nga Sali Berisha si një tentativë për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Por teksa ka thënë se Rithemelimi do të bllokojë hyrje-daljet e Tiranës, të ftuarit e tjerë nuk kanë mbajtur dot të qeshurat.

“Shikoje, ti qesh se nuk e beson as vetë këtë që po thua”, i është kthyer Kulluri-Hoxhës. Ndërsa ky i fundit e ka ironizuar duke i thënë se “do nxjerrin Lulzim Bashën në shesh për ta bërë kryeministër”.

 

 

Lini një Përgjigje