TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2025, 16:01

Seanca në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, gjyqtarët do të mblidhen të enjten

Shkruar nga Pamfleti

Seanca në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, gjyqtarët do

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për ditën e enjte seancën ku do të shqyrtohet ankimimi i qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, si ministre dhe zëvendës kryeministre me vendim të GJKKO.

Mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet në 4 dhjetor, për të diskutuar nëse do të kalohet apo jo për shqyrtim kërkesa e qeverisë.

Kujtojmë se Kolegji i Kushtetueses u mblodh sot për shqyrtimin paraprak të kërkesës së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, për të hedhur poshtë pezullimin e Belinda Ballukut.

Gjykata Kushtetuese sqaroi më herët se pas analizimit fillestar, Kolegji vendosi që çështja t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen të gjitha kriteret e pranueshmërisë për ta dërguar atë në seancë plenare apo jo.

Lini një Përgjigje