TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2025, 14:51

Pezullimi i Ballukut, Dervishaj: GJKKO ka ndërhyrë në kompetencat e Ramës 

Shkruar nga Pamfleti
Pezullimi i Ballukut, Dervishaj: GJKKO ka ndërhyrë në kompetencat
Bledar Dervishaj

Kontitucionalisti Bledar Dervishaj tha se vendimi i Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku është ndërhyrje në kompetencat e kryeministrit.

“Në vitin 1991, kur miratuam dispozitat kushtetuese, u vendos që deputeti dhe kryeministri nuk mund të procedoheshin penalisht pa lejen e Kuvendit, pavarësisht se në kushtetutë ishte parashikuar që ministri mban përgjegjësitë për aktet e nxjerra në detyrë. Për të filluar ndjekjen penale duhej pyetur Kuvendi mbi bazën e kësaj dispozite kushtetuese të vitit 1991. Kjo dispozitë u pasqyrua edhe në Kodin e Procedurës Penale, duke përfshirë edhe masat e tjera të sigurimit. Pra, në vitin kushtetues, ministri ishte i mbrojtur.

Kalimi në vitin 1998 solli Kushtetutën e re, të cilën kemi sot. Në nenin 103 të saj, gjatë diskutimeve të projektit kushtetues, figura e ministrit paraqitej si më e fuqishme. Deputeti mund të procedohej penalisht edhe pa lejen e Kuvendit, ndërsa ministri jo.

Ishte Sabri Godo që pyeti hartuesit e Kushtetutës së vitit 1998 se përse ministri ka më shumë mbrojtje se deputeti. Ata i thanë se ministri, përveç rolit politik, ushtron funksione të shpërndarjes së fondeve, menaxhimit të buxheteve dhe marrëveshjeve materiale, ndaj rrezikohet më shumë nga sulme politike dhe ligjore. Prandaj, mbrojtja kushtetuese për ministrin duhet të jetë më e fortë sesa për deputetin…

Kemi kapërcim të kufijve mes 3 pushteteve, sipas kushtetutës kryeministri emërohet  nga presidenti, me propozim të forcës politke fituese në zgjedhje. Këtu mund të pyesim; a e çon gjyqësorin kjo në një rol tjetër që nuk i takon? Kjo dispozitë e pezullimit nuk është shkruar për ministrat. GJKKO ka ndërhyrë në domenin e ekzekutivit dhe legjislativit”, shpjegoi Dervishaj për "Euronews Albania".

 

 

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Z.Bledar Dervishaj "konstitucionalist'! Nga viti 1991 Kryeministri dhe ministrat mbanin përgjegjësi penale për aktet e nxjera në detyrë, siç ju konstatoni. Po pse këtë nen nuk e mbartët te Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë/1998?Sepse 'kupola qeverisëse e radhës' kishte qëllim grabitjen dhe mos mbajtje përgjegjësie. Pasoja shpopullimi i vëndit. Zhgënjim i popullit nga sistemi i ri. Po kryeministrat dhe ministrat deri në miratimin e Kushtetutës/1998 do mbajnë përgjegjësi për AKTET e nxjera gjatë ushtrimit të detyrës? Nuk parashkruhen të gjitha veprat penale z.Konstitucionalist.

    Lini një Përgjigje