TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2023, 18:53

Samiti në Tiranë, Von der Leyen: Sytë i kemi pasur te lufta Izrael-Palestinë, sulmi i Hamasit i papranueshëm

Shkruar nga Pamfleti

Samiti në Tiranë, Von der Leyen: Sytë i kemi pasur te lufta

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka deklaruar nga Tirana se sytë e BE kanë qen në Izrael, pavarësisht se në Tiranë diskutohej për Procesin e Berlinit.

Ajo dënoi sulmet e Hamasit, teksa u rreshtua në krah të Izraelit.

“Ne jemi këtu në Tiranë, duke punuar për t’i sjellë më afër Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian më afër, por në të njëjtën kohë, e gjithë bota i ka sytë të lufta Izrael-Palestinë. Në mendjet tona, nuk ka justifikime për Hamasin për sulmet terroriste, për aktet e terrorit. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten sipas ligjeve ndërkombëtare dhe tani, palestinezët në Gaza kanë nevojë për ndihmë humanitare. Ata nuk kanë pse të paguajnë çmimin për barbarzimin e Hamasit. Kjo është arsyeja se përse Komisioni ka vendosur që të trefishojë ndihmat për Gazat, në 75 milionë euro”, theksoi ajo.

Lini një Përgjigje