TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2025, 10:44

Ryanair vonesa me fluturimet nga Rinasi, pasagjerët presin të shqetësuar në aeroport; kompania nuk jep shpjegime 

Shkruar nga Pamfleti

Ryanair vonesa me fluturimet nga Rinasi, pasagjerët presin të

Fluturimi i kompanisë Ryanair i parashikuar të nisej nga Aeroporti i Rinasit sot në orën 09:20, është shtyrë për në orën 11:00. Udhëtarët nuk janë njoftuar paraprakisht për këtë vonesë.

Shumë prej tyre kanë qëndruar në sallën e pritjes pa informacion të saktë mbi situatën. Pritja e gjatë ka shkaktuar shqetësim dhe irritim në mesin e pasagjerëve.

Disa kanë shprehur pakënaqësinë e tyre edhe në rrjetet sociale. Vonesat në fluturimet e Ryanair nga Rinasi janë kthyer në një problem të përsëritur.

Kompania nuk ka dhënë ende një arsye zyrtare për këtë shtyrje.

Lini një Përgjigje