
Banorët e Dukagjinit janë ngritur në protestë këtë të për të kërkuar asfaltimin e rrugës që lidh Shkodrën me njësitë vendore Pult, Shosh dhe Shalë. Protestuesit kanë ripërsëritur apelin drejtuar institucioneve për të ndërtuar rrugën ose në të kundërt paralajmëruan përshkallëzimin e protestës.
Për të dytën herë brenda harkut kohor të më pak se 1 muaji, me thirrjen “Dukagjini kërkon rrugën”, banorët e këtij komuniteti u ngritën në protestë.
Protesta e tyre përkoi me 16 vjetorin e aksidentit tragjik në aksin e Dukagjinit të 2007-ës ku humbën jetën 10 persona dhe arriti të shpëtojë vetën një 13-vjeçar.
Protestuesit ripërsërisin apelin drejtuar institucioneve për të ndërtuar këtë rrugë që do të zhvillonte njëkohësisht turizmin në këto troje të të parëve që i përkasin Alpeve të Shqipërisë.
Lidhur me protestën ka reaguar kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia. Në postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai inkurajon qytetarët që protestën ta çojnë deri në fund pasi është një e drejtë legjitime. Por nga ana tjetër harron që është kryetar bashkie dhe ka hequr përgjegjësinë nga vetja.
Lini një Përgjigje