TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Janar 2026, 07:01

Rritje e vlerave të temperaturave, si ndryshon moti ditën e premte

Shkruar nga Pamfleti

Rritje e vlerave të temperaturave, si ndryshon moti ditën e premte

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës parashikohet mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Në veriperëndim-perëndim, pjesërisht në qendër dhe në ekstremin jugor në orët e mëngjesit deri në orët e mesditës parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Gjithashtu parashikohet mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s..

Deti - Valëzimi forcës 1-2 ballë.

Ndërkohë krahasuar me ditët e fundit, gjatë të premtes do të ketë një rritje të vlerave të temperaturave në të gjithë vendit, duke dalë nga zona e ngricave, sikundër ndodhi në dy javët e para të janarit.

Rritje e vlerave të temperaturave, si ndryshon moti ditën e premte

Rritje e vlerave të temperaturave, si ndryshon moti ditën e premte

 

 

 

moti parashikimi temperatura

Lini një Përgjigje