
Policia e Shtetit deklaroi në fillim të vitit se kishte bastisur një vilë 3-katëshe në qendër të qytetit të Lezhës ku luheshin lojëra fati që janë të jashtëligjshme në vend.
Gazetari Sokol Bregu tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se policia e shtetit fiton më shumë se krimi i organizuar nga bixhozi. Ndërsa gazetarja Klodiana Lala u shpreh se pas këtij biznesi është një biznesmen që duhet hetuar nga SPAK.
Bregu: Ky është një operacion që u bë pothuajse në ditën e Vitit të Ri, por pse duhet të shkonte deri këtu? Kjo ishte në vilën 3 katëshe të marrë me qera. I përkiste një grupi kriminal. Lojërat e fatit janë në duart e krimit. Në Lezhë për të patur një të tillë ishte nën mbrojtjen e policisë dhe pasi hoqën drejtorin pas një shkarkimi bënë këtë aksion. Pra është përplasje mes interesave të paligjshme të policisë. Nuk fiton krimi më shumë, por policia e shtetit.
Informacionet ishin më përpara kundër një prej grupeve më të të fuqishme, u duk se do të merrte goditje kjo. U tha se në janar do të kishte goditje. Ndodhi po e njëjta gjë. Po të referohemi rastit të Lezhës, ata duan të dinë kush ua bëri gropën se jepnin paratë.
Lala: Është më e thellë. Do të dalë në pah. Aty ka disa grupime që janë në kupolën e policisë. SPAK do ta zbrazë.
Dervishi: Kjo është bërë nga Tirana nga Krimi Ekonomiko-Financiar dhe Forca e Posaçme Operacionale. Di që dy ditë më parë është hequr drejtori që dyshohet se e garantonte, ose nuk do ta mbante më.
Lala: Forcat erdhën nga Tirana se policia është e lidhur kokë e këmbë me lojërat e fatit. Lezha do të jetë një histori që do të shpërthejë më vonë. Dhe biznesmeni që ka shtrirë tentakulat atje ka ndikim të madh dhe duhet të ishte nën hetimin e SPAK-ut.
Lini një Përgjigje