TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Janar 2026, 21:47

“Në Durrës u thyen rëndë rregullat”, Karamuço tregon pse u transferuan personazhet “VIP”

Shkruar nga Pamfleti

“Në Durrës u thyen rëndë rregullat”,

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, ka folur mbrëmjen e kësaj të enjteje, lidhur me sigurinë në burgje, pas ngjarjes së arratisjes së Altin Ndocit, e ndodhur dy ditë më parë.

Karamuço u shpreh se, sipas tij, institucioni i Durrësit ka rënë prej kohësh, pasi nuk ka garantuar mbrojtjen e të burgosurve.

Në fakt, masa e parë që është bërë gjatë gjithë këtyre viteve, dhe që ka ndodhur brenda sistemit të burgjeve, kjo ka qenë. A është një masë që dikton siguri? Nuk di ta them. Durrësi ka vetëm seksion të sigurisë së lartë, si të gjitha burgjet e tjera. Atëherë ku është ndryshimi? Ky është një sinjal që, sipas Drejtorisë së Burgjeve, në burgun e Durrësit janë thyer rëndë rregullat. Edhe kur nuk garantohet mbrojtja ndaj këtyre personazheve të botës së krimit, ata duhet të zhvendosen në institucione të tjera. Nuk u thyen elementë të sigurisë së vetë burgut, por ajo që të shkon në mendje e para është se nuk garantohet ruajtja. Ky institucion ka rënë, nuk garanton funksionalitetin”, tha Karamuço në “Now” në Euronews Albania.

Më tej ai ka dhënë argumente dhe arsye mbi masën e ndërmarrë për transferimin e 33 të burgosurve nga paraburgimi i Durrësit.

Për mua, sipas ligjit, këta duhet të trajtohen njësoj si në burgun e Peqinit dhe në Fier. Durrësi nuk është i sigurt. Sapo ndodhi një tjetër ngjarje, ndaj u ndërmor ky akt për t’i shpërndarë në burgje të tjera. Kjo masë u mor sepse kishte shqetësim se mund të ndodhte diçka edhe brenda perimetrit të sigurisë. Mendoj se kjo ka qenë arsyeja kryesore pse janë transferuar 33 të dënuarit në burgjet e Fierit dhe Peqinit”, tha Karamuço.

Lini një Përgjigje