TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Janar 2026, 21:36

Arratisja në Durrës, Dervishi: Altin Ndoci është shumë i rrezikshëm, do t’ia dëgjojmë krismën!

Shkruar nga Pamfleti
Arratisja në Durrës, Dervishi: Altin Ndoci është shumë
Gazetari Ferdinand Dervishi dhe i arratisuri Altin Ndoci

Gazetari Ferdinand Dervishi, duke folur për arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, ku kishte shkuar për vizitë, u shpreh se ai vetë nuk ka patur mundësi ta financonte arratisjen e vet, por është ndihmuar nga jashtë dhe ai paraqet shumë rrezikshmëri i lirë.

Më tej, Dervishi paralajmëroi se shumë shpejt do të shihen pasojat e kësaj arratisje, duke nënkuptuar se ai mund të përfshihet në ndonjë atentat.

“Është e njëjta skemë për ta nxjerrë jashtë. Është investuar dikush. Kemi një njeri që është i sëmurë, por që vrapon shpejt. Ky ishte vend i përshtatshëm për arratisje. Shkon pa pranga, e shoqëron një polic e gjysëm kur shkon në banjë. I ka rënë policit në ballë dhe polices në bark. Si ka mundësi që policia nuk bllokon rrugët?

Unë nuk besoj se ky njeri ka patur mundësi të vetëfinancojë arratisjen. Ai u zu për 10 mijë euro borxh, financimin e ka bërë dikush tjetër, që do t’ia dëgjojmë krismën.

Paraqet shumë rrezikshmëri duke qenë i lirë. Ky që merr përsipër dhe që vlerësohej nga banda e Çopjave për çfarë do të përdoret?”, tha Dervishi në emisionin “Të Paekspozuarit”.

dervishi ndoci arratisja

Lini një Përgjigje