TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Janar 2026, 22:01

Vendimi i GJK, Tomorri: SPAK u merrte njerëzve telefonin në rrugë dhe nxirrte të dhënat në pazar, tani kufizohen

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i GJK, Tomorri: SPAK u merrte njerëzve telefonin në rrugë

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e vlerësoi vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për të kufizuar SPAK në procedurën e sekuestrimit të telefonëve në kuadër të hetimeve që bëjnë për dosje të ndryshme. Tomorri u shpreh se tashmë do t’u merret telefoni njerëzve që janë nën hetim dhe do të kërkohet vetëm ajo për të cilën ata hetohen.

Tomorri: Ka dy probleme që i adreson ky vendim. Kishte nisur një praktikë që u merrej telefoni në  rrugë, edhe atyre që nuk ishin nën hetim, por ishin vetëm në dijeni, apo se prokurori mendonte se kishte dijeni.

Personi të cilit i është marrë telefoni është person në dijeni, apo jo Klodi se ti i di më mirë. Pra nuk ka patur statusin as të hetuarës, as të dyshuarës.

Lala: Madje edhe kur u hakerua SPAK dokumenti i parë që rodhi ishte dokumenti për sekuestrimin e celularit të zonjës.

Tomorri: Duhet të ketë një kufizim dhe nuk e di se sa do ta kufizojë ky vendim.

Lala: Ideja është te ndërhyrjet arbitrare. Prokuroria do të hetojë dhe do të sekuestrojë edhe celularë.

Tomorri: Do të sekuestrojë, por jo për njerëzit që nuk i ke nën hetim.

Rakipi: A bëhet kontrolli me vendim gjykate?

Lala: Patjetër, seopse marrja e telefonit, futet te kontrolli personal.

Tomorri: Ty të merret telefoni, të dhënat shkojnë në prokurori dhe pastaj nxirren në pazar. Ndërsa pjesa e dytë e vendimit është se nëse merret telefoni se ti dyshohesh për diçka, do të kërkohet thjeshtë ajo e dhënë për të cilën ti dyshohesh, apo hajde marrim telefonin dhe shohim aty 1000 gjëra dhe hapim dosje sa të duam. Klodi sapo dha shembullin e Maltës që kur të marrin telefonin, ta marrin me objekt të përcaktuar.

Lini një Përgjigje