TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Maj 2025, 12:05

Rritja e çmimeve të apartameve nuk njeh limite, eksperti tregon pse po shtrenjtohen apartamentet

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e çmimeve të apartameve nuk njeh limite, eksperti tregon pse

Çmimet e apartamenteve, kryesisht në Tiranë, duket se nuk njohin limite. Fundi i 2024-s shënoi një rritje të shpejtë të çmimeve, e sipas ekspertëve kjo vjen si pasojë e interesit të madh të blerësve, qofshin shqiptarë apo të huaj.

Raporti fundit i publikuar nga Banka e Shqipërisë për gjysmën e dytë të vitit 2024, tregonte një rritje me 44% të çmimeve të banesave.

Agjentët imobiliarë e shohin këtë rritje si pasojë e kërkesës gjithnjë e në rritje për apartamente sidomos nga emigrantët, por edhe shtetatasit e huaj që duan një shtëpi, qoftë edhe pushimesh në Shqipëri.

"Rezidencat tona në bregdet, rreth 40% të apartamenteve atje janë resident të huaj që blejnë. Kryesisht kemi Europën lindore por së fundmi kemi vënë re që nga e gjithë bota tashmë po vijnë. Nga Amerika, nga Kanadaja kuptohet për nga nivelet që ata kanë mundësi të përballojnë", tha agjenti Orgest Beti.

Uljen e kohës së shitjes, agjenti e lidh me faktin që bankat po kreditojnë individët që në proces ndërtimi të një prone.

"Që në momentin fillestar pra një pallat apo një objekt i cili ndërtohet në fazën e gropës pastaj ka mundësi që të kreditohet edhe nëpërmjet bankës çka e lehtëson procesin e blerjes së një apartamenti’’, u shpreh ai.

Beti thekson se çmimet e banesave do të vijojnë të rriten pasi Shqipëria do të bëhet pjesë e BE.

"Duhet të kuptojmë që rritja e standartit të ndërtimeve dhe fakti që Shqipëria së shpejti do jetë pjesë e BE do të kalojë një proces të cilën e kanë kaluar të gjitha vendet e rajonit. Le të themi ata të cilët janë bërë pjesë e BE, do të kemi një rritje të çmimeve’’, përfundoi ai për “Ora News”.

Në tregun imobiliar aktualisht kërkesa sipas agjentit mbetet ne vendnumero për shkak se vendi është në prag zgjedhjesh, megjithatë thekson se  pritet te vijojë trendin rritës në muajin në vijim.

Lini një Përgjigje