Gjatë orëve të natës, në rrugën nacionale Herbel–Peshkopi, pjesë e Rrugës së Arbrit, ka ndodhur një rrëshqitje e skarpatës. Si pasojë, balta dhe inertet kanë mbuluar asfaltin dhe kanë bllokuar një korsi të qarkullimit.
Pavarësisht se për këtë segment rrugor janë shpenzuar miliona lekë, sa herë ka reshje shiu në këtë zonë, situata përsëritet me rrëshqitje të vazhdueshme, duke krijuar vështirësi serioze në qarkullimin e mjeteve, si në drejtim të Tiranës, ashtu edhe nga Tirana drejt Peshkopisë.
Në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore, e cila po orienton drejtuesit e mjeteve të lëvizin me kujdes. Ndërkohë, mungojnë tabelat paralajmëruese që sinjalizojnë bllokimin e një korsie, çka rrit rrezikun për aksidente.
Situata e motit të keq vijon prej disa ditësh në vend. Reshjet kanë shkaktuar përmbytje dhe bllokim rrugësh në disa qytete dhe fshatra, duke krijuar vështirësi të vazhdueshme për lëvizjen dhe jetën e përditshme të banorëve.
Keshtu ndodh kur projektimi i rruges behet me difekte Natyrisht edhe zbatimi me difekte do te behet P le kur projekt preventiv zbatim supervizizion nga i njejti peron Atehere themi nga anet ton(hypi ujkut e ndjelliwent).