TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Qershor 2025, 19:13

Rinumërimi i votave të Tiranës, Ngjela: Berisha ra në kurth, nuk ndryshon rezultati!

Shkruar nga Pamfleti

Rinumërimi i votave të Tiranës, Ngjela: Berisha ra në kurth,

Avokati Spartak Ngjela duke analizuar kërkesën e dy anëtarëve të PD-së në KAS për rinumërimin e votave të Tiranës, tha se ky veprim nuk do të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve pasi humbja e PD-së është e thellë dhe nuk ka prova për manipulim.

Ai ka shtuar se ky veprim mund të ketë si pasojë rrëzimin e Sali Berishës, pasi ai ka deklaruar se është i manipuluar dhe nuk ka kërkuar hapjen e kutive.

Nuk ndikon në rezultat, se rezultati është i thellë dhe nuk kemi prova për manipulim. Po çfarë do sjellë? Do rrëzojë Saliun. I ka thënë popullit që jam i manipuluar dhe nuk ka kërkuar hapjen e kutive. Jam dakord deri këtu. Këta po ja hapin kutitë, po e fusin në kurth dhe po i thonë: ja kush je.

Çfarë do bëjë, do japë dorëheqjen apo do dalë një gënjeshtar, një ordiner rrugësh? Arsyeja kryesore politike përse nuk kërkoi hapjen e kutive është se do dilte kjo, se ishte i sigurt për rezultatin. Ai, pasi u hapën, u bë si i tërbuar – ka impakt të rëndë psikologjik. Pyetja është: ça do bëjë PD? A do ta mbajë? Le ta mbajë kurrë nuk fitojnë me të”, theksoi Ngjela për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje