TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Janar 2026, 15:20

Rikthehet kaosi në aksin Librazhd-Elbasan, bllokohen sërish qindra automjete

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehet kaosi në aksin Librazhd-Elbasan, bllokohen sërish qindra
Vijon kaosi në aksin Librazhd-Elbasan,

Qarkullimi në aksin Elbasan-Librazhd-Përrenjas është bllokuar sërish nga trafiku i rënduar i automjeteve.

Situate kaotike vijon për shkak të ngricave dhe shumë automjeteve në rrugë, ku mijëra pasagjerë që kthehen nga Përrenjasi apo Librazhdi në drejtim të Elbasanit, kanë mbetur të bllokuar.

Situata u përkeqësua ndjeshëm në segmentet më problematike të këtij aksi, të njohura për prezencën e shpeshtë të ngricave, si “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku mungesa e ndërhyrjes në kohë bëri që qarkullimi të paralizohej pothuajse totalisht.

Ditën e djeshme trafiku i mjeteve arriti në dhjetëra kilometra nga Fushë Labinot i Elbasanit deri te Ura e Bushtricës në bashkinë e Përrenjasit duke krijuar një situatë e paprecedentë për këtë aks nacional.

 

 

 

vijon kaosi elbasan librazhd bllokohen qindra automjete

Lini një Përgjigje