TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Dhjetor 2023, 09:08

Rikthehen reshjet e borës, probleme edhe në qarkun e Kukësit; bllokohet rruga Qafë Borje-Doganë

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen reshjet e borës, probleme edhe në qarkun e Kukësit;

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e dëborës. Reshjet janë shoqëruar me erë të fortë duke shkaktuar problemet e para në furnizim me energji elektrike në zonat e thella malore.

Disa prej njësive administrative kanë mungesë të energjisë elektrike, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të segmentit rrugor Qafë Borje-Doganë.

Ndërkohë, problem mbetet edhe furnizimi me energji elektrike në disa fshatra.

Konkretisht, ka probleme me furnizimin me energji elektrike në:

Njësia administrative Bushtricë: fshatrat Kalis dhe Arrën.

Bashkia Kukës: Fshatrat, Cahan, Mulaj dhe Dajç.

Njësia administrative Qendër Krumë.

Njësia administrative Gjolaj: fshatrat Pogaj dhe Kishaj.

Njësia administrative Gjinaj.

Bashkia Has: fshatrat Shipshan, Kasaj, Astë dhe Padesh.

Njësia administrative Tropojë e vjetër: fshatrat Zogaj, Kepenek, Kam dhe Çorraj.

Njësia administrative Bytyq në bashkinë Tropojë.

reshje bore kukes reshje

Lini një Përgjigje