TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Dhjetor 2023, 08:50

Korça “nën pushtetin” e dëborës, qindra familje pa energji elektrike në 3 bashki

Shkruar nga Pamfleti

Korça “nën pushtetin” e dëborës, qindra

Gjatë mbrëmjes së djeshme, qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës që kanë vijuar edhe gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri më 40 cm, në Qafën e Qarrit 35 cm, në Voskopojë 30 cm, Gjonomadh dhe Lubonjë 50 cm në Devollin e sipër 10 cm dhe në majën e Mashkullorës  dëborë arrin rreth 1 metër.

Ka vijuar puna gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve dhe kriposje edhe sot në mëmgjes borëpastrueset janë shpërndarë në terren.

4 borëpastruese ndodhen në Qafën e Qarrit,3 në Dardhë dhe 2 në Voskopojë.

Në të gjitha akset dhe segmentet rekomandohen goma dimërorë dhe në disa pjesë të këtyre segmenteve këshillohen drejtuesit e mjeteve të kenë me vete dhe zinxhirët.

Për pasojë, ka probleme me energjinë elektrike në 3 të qarkut, konkretisht, në Ersekë, Devoll dhe Maliq.

Potgozhan 200 familje pa energji

Gjyres Bradvice 24 familje pa energji.

Prenisht dhe Vithkuq 124 familje pa enegji.

Rehovë 57 familje pa energji.

Gjionç Prodan, 61 familje pa energji.

korçë reshje dëbore pa energji elektrike

Lini një Përgjigje