TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2024, 22:21

“Rezoluta antikorrupsion, provë për opozitën”, Andi Tela: Rama do të kërkojë 84 mandate në vitin 2025!

Shkruar nga Pamfleti

“Rezoluta antikorrupsion, provë për opozitën”, Andi

Për gazetarin Andi Tela rezoluta antikorrupsion e votuar sot vetëm me votat e shumicës është kali i betejës së kryeministrit Rama për zgjedhjet e vitit 2025.

Tela deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se për të përshtatur ligjet, shumicës së majtë i duhen 84 votat që nuk i ka dhe do t’i duhet vota e opozitës, që do të refuzojë. Ndaj, ai parashikoi, që Rama do të hyjë në fushatë për të kërkuar 84 mandate në zgjedhjet e vitit 2025.

Është kali i betejës. Nëse Rama thotë prej muajsh, SPAK e kemi kërkuar ne dhe e mbështetur ne, kur po i arrestohen ministra dhe drejtorë. Kur SPAK vjen në parlament dhe thotë asnjë institucion nuk sjell denoncime te ne, kur thotë që këta që arrestohen kanë ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpinës time, tani do të dalë si partizan kundër korrupsionit. Ky komision i posaçëm do detyrimisht opozitën, sepse çdo ndryshim kërkon 84 vota. Kjo është prova tjetër për opozitën. Do të shkojë pas zotit Rama për të përshtatur ligjet, apo do të refuzojë.

Mendoj se në momentin që opozita, gjatë këtij viti do të refuzojë propozime ligjore, Ramës i lind e drejta të hyjë në fushatë duke kërkuar 84 mandate, për të bërë këto ndryshimet ligjore, sepse ai me 84 mandate bën këto ndryshime që po kërkon për të cilat opozita po i del kundër”-tha Tela.

Lini një Përgjigje