TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2024, 21:05

Revansh kundër krimit/ Krerët e Interpol mblidhen nesër në Tiranë, SPAK gati tjetër megaoperacion

Shkruar nga Pamfleti

Revansh kundër krimit/ Krerët e Interpol mblidhen nesër në

Në korridoret e SPAK fitet për një tjetër megaoperacion. Janë qindra persona në shënjestër...

Teksa SPAK për të parën herë ka ndërmarrë një mega operacion kundër krimit të organizuar, një aktivitet mjaft i rëndësishëm do të mbahet në vend, në kuadër të luftës kundër bosëve të krimit.

Nga nesër, në Tiranë do të zhvillohet nga Interpol takimi i 51-të i Konferencës Rajonale Europiane, e cila do të zgjasë për 3 ditë. Krerët më të lartë të luftës kundër krimit nga gjithë shtetet anëtare do të jenë në kryeqytetin shqiptar, për të biseduar pikërisht mbi rritjen e goditjeve ndaj bandave.

Përgatitjet përfundimtare janë duke u zhvilluar në Tiranë, përpara Konferencës së 51-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it.  Zyrtarë të lartë të policisë nga më shumë se 50 vende do të shqyrtojnë kërcënimet kryesore të krimit në rajon, duke përfshirë trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe krimin kibernetik”, njofton Interpol.

Ishte Komisioni i Politikës së Jashtme të kësaj organizate që gjatë muajit maj vendosi që një konferencë e tillë e rëndësishme të mbahet në Shqipëri për herë të parë, ndërkohë që nga dita e sotme në Tiranë ka mbërritur Sekretari i Përgjithshëm i Interpol por edhe gjithë delegacionet nga vende të ndryshme.

Konferenca vjen në një kohë kur Shqipëri po vuan mungesën e arrestimit të disa prej emrave më të kërkuar, pasi ata kanë dalë jashtë vendit. Pjesa më e madhe janë në Dubai dhe kjo ka bërë që t’i shpëtojë ekstradimit. Ndërkohë Interpol ka asistuar në kapjen e shumë të tjerëve në shtet e BE.

Arrestimi i më i fundit është i “Leksit të Druve”.  Ai ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Metamorfoza"  ndërmarrë vitin e kaluar, korrik 2023, dhe ndaj tij ishte marrë masa e sigurisë "arrest në burg" në mungesë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje.

Pra pas kësaj konference në Tiranë, duket se do të rritet goditja ndaj bosëve të krimit. Në korridoret e SPAK fitet për një tjetër mega operacion. Janë mbi 150 persona në shënjestër, përfshirë policë, gjyqtarë dhe prokurorë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje