TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2024, 10:26

Restorant "GZONA" nuk shërbeu vetëm kateringun, shefi i kuzhinës fitoi nga eventi 140 milionë lekë

Shkruar nga Pamfleti

Restorant "GZONA" nuk shërbeu vetëm kateringun, shefi i

Organizimi i evenimentit FESTA e cila ishte prokuruar edhe Ministria e Turizmit por edhe SASAPC, e cila është fituar po nga i njëjti, duket se angazhimin më të madh e ka ndërmarrë Ermal Kurtulaj bashkë me ambientin GZONA.

Ky fakt zbulohet nga dëshmia e një punonjëse të ministrisë së Turizmit e cila ka treguar se para evenimentit ka treguar se Ermal Kurtulaj koordinator i projektit, është shprehur se SASAPC do të mbulojë pjesën e darkës së mirëseardhjes.

Por, duket se jo vetëm Kurtulaj është bërë pjesë por edhe stafi i GZONA. Bleri Dervishi është shefi i kuzhinës së GZONA.

Rezulton se Dervishi ka fituar nga ministria e shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes një grant prej 9,977,600, lekësh.

Në datën 3 prill, në ditën kur është zhvilluar evenimenti ai ka qenë duke përgatitur ushqimet për evenimentin FESTA.

Dëshmi interesante ka dhënë para hetuesve dhe drejtori ekzekutiv i firmës që ka fituar tenderin nga SASPAC, Alfred Nikolla.

Ai ka treguar nuk i kujton me detaje zërat e kontratës por mban mend që kontrata përfshinte pjesën e kateringut, ushqim/pije, pajisje teknike, ndriçim, audio, ekrane LED, transport delegacionesh.

Me sa mbaj mend thotë Nikolla, në total vlera e kontratës ka qenë rreth 140.000 euro.

''Me sa mbaj mend nga informacioni që kam, shërbimin e kateringut e ka lëvruar restoranti Gzona që ndodhet te Kalaja e Tiranës. Me sa mbaj mend në diskutime në zyrë me ekipin është përmendur emri i shefit te kuzhinës Bleri, një shef kuzhine tjetër që unë e kujtoj shef Fredi. Por nuk kam dijeni se si është përzgjedhur konkretisht restoranti Gzona pasi nuk e kam përzgjedhur unë....'', shprehet ai. /Ora News

Lini një Përgjigje