TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2024, 08:00

Ra nga lartësia, zbardhet emri kush është futbollisti dhe biznesmeni shqiptar që humbi jetën në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Ra nga lartësia, zbardhet emri kush është futbollisti dhe
Amarildo Dedja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytezën e San Severino Marche, në Itali, pasditen e të premtes, ku një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim.

Viktima është identifikuar si Amarildo Dedja, i cili prej vitesh jetonte në qytetin e Settempedana, bashkë me gruan shtatzënë, por dhe prindërit e vëllain e tij.

Mediat italiane shkruajnë se Dedja u rrëzua nga skelat e një pallati në rinovim e sipër, duke rënë nga një lartësi prej 10 metrash.

30-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme për shkak të goditjes së marrë.

Shërbimet e urgjencës që mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë, por 30-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Dedja kishte një kompani të vogël ndërtimi por ishte edhe futbollist, ku luante në liga amatore si mesfushor. Ai ishte aktualisht një lojtar i Ruggero Mancini të Pioraco.

“I gjithë Ruggero Mancini qëndron me familjen e tij”, thueht në mesazhin e klubit.

Ai kishte luajtur më parë për Tolentino, Potenza Picena, Camerino, Settempeda dhe Folgore Castelraimondo, duke qenë një futbollist i njohur në Marche.

amarildo dedja itali

Lini një Përgjigje