
Një autobus me pasagjerë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.
Mësohet se flakët kanë nisur në pjesën e pasme të autobusit dhe janë shpërndarë më pas në të gjithë mjetin.
Nuk raportohet për persona të lënduar. Pasagjerët që ishin në mjet kanë zbritur menjëherë. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e kësaj situate në autostradën Tiranë-Elbasan është krijuar trafik i rënduar. Në të njëjtin aks më herët ka marr flakë një autoveturë. Për shuarjen e saj u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.
Po sot një automjet është përfshirë nga flakët në aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar.
Mësohet se automjeti tip Ford Focus ka marrë flakë në ecje, ndërsa tashmë është duke u djegur plotësisht.
Ajo që bie në sy është se shumë makina po digjen në vendin tonë dhe mbete mister arsyeja.
Lini një Përgjigje