TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2024, 08:28

Projekti 1 mld euro; pas Italisë, Greqia kërkon të furnizojë me ujë Korfuzin nga Syri i Kaltër

Shkruar nga Pamfleti
Projekti 1 mld euro; pas Italisë, Greqia kërkon të furnizojë
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis

“Ujë nga Shqipëria apo nga Sagiadha?”.

Është ky titulli i faqes së parë të gazetës lokale “Corfupress”, e cila i rikthehet përsëri problemit jetik për Korfuzin, por edhe për Lefkadhën, mungesës së ujit të pijshëm.

Autoritetet në dy ishujt e Jonit verior, janë tepër të shqetësuara për verën e këtij viti, pasi nuk dinë si ta përballojnë problemin më të madh që kërcënon mirëqenien e banorëve dhe rrjedhën e turizmit, furnizimin me ujë si një problem që ka vite dhe nuk po zgjidhet.

Në Korfuz, me iniciativën e Guvernatorit të Qarkut Yiannis Trepeklis në bashkëpunim me kryetarët e bashkive si dhe me ndërhyrje në pushtetin qendror, kërkohen “rrugëzgjidhje” me një tubacion nga Greqia kontinentale, ndërsa në Lefkada, tubacioni ekzistues që furnizon ishullin, më shumë pikon se sa sjell ujë.

Sipas gazetës greke, organet lokale kanë vijuar kontaktet me zyrtarë të lartë të qeverisë, ku thuhet se kanë marrë “dritën jeshile” për të parë si zgjidhje premtuese, marrjen e ujit përmes një tubacioni nënujor drejt Korfuzit nga burimet në Syrin e Kaltër të Shqipërisë.

Qeveria greke duket se konsideron këtë projekt si mundësi e bashkëpunimit ndërshtetëror, që nuk do të ndikohet nga tensionet ndoshta të përkohshme mes dy vendeve, thekson gazeta.

Madje përmendet edhe fakti se zona e jugut të Italisë pritet të furnizohet nga burimet ujore të Gjirokastrës, me një projekt që diskutohet kohët e fundit në programet trans-evropiane të financuar nga qeveria italiane, për ndërtimin e një tubacioni nënujor 85 km të gjatë me një kosto prej rreth 1 mld euro.

Gjithsesi, organet lokale të prefekturës së Jonit vlerësojnë se përveç projektit të ujit nga syri i Kaltër shohin më të realizueshme shfrytëzimin e burimeve ujore në Thesproti dhe veçanërisht në burimet që ndodhen përballë Korfuzit, në veri të Sajadhës, pranë kufirit greko-shqiptar. Edhe ky vit regjistron rritje të madhe të numrit të turistëve që ka sjellë rritjen e konsumit ,ndaj dhe u bëhet thirrje banorëve për përdorim të matur të ujit sidomos në orët e mesditës, veçanërisht në periudhën kritike të muajve korrik-shtator.

Mitsotakis i ka thënë 'PO' idesë për ujin nga Syri i Kaltër

Në Korfuz, informacionet bëjnë me dije se qarku ka vijuar tashmë kontaktet me zyrtarë të lartë të Qeverisë ndërsa ka marrë “dritën jeshile” për hetimin e zgjidhjes së importit të ujit nga burimet në Syrin e Kaltër të Shqipërisë.

Megjithatë, vlerësimet e aktorëve të rajonit janë se duket më e realizueshme shfrytëzimi i burimeve ujore në Thesproti dhe veçanërisht në burimet që ndodhen përballë Korfuzit, në veri të Sagiadha, duke pompuar dhe transportuar ujin.

Në fakt, mund të ketë bashkëpunim ndërrajonal dhe ndërbashkiak me dhënien e përfitimeve kompensuese nga ana e Korfuzit dhe për zonat nga ku do të merret uji.
Informacionet tregojnë se kryebashkiaku Yannis Trepeklis ka qenë tashmë në kontakt me zyrtarë të Autoritetit Helen të Kërkimeve Gjeologjike dhe Minerare (IGME) për të eksploruar mundësitë e të dyja zgjidhjeve, ndërsa nga këndvështrimi i qeverisë faktorët përkatës janë pozitivë për të kontribuar në financim pas “anulimit” përfundimtar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis për zgjidhjen e digave në veri të Korfuzit./ Pamfleti

syri i kaltër kurfuzi mitsotakis

Lini një Përgjigje