TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Dhjetor 2025, 12:32

Raporti i KLSH për pensionet, Blendi Fevziu: 1.2 milionë dollarë janë dhënë për njerëz që nuk jetojnë më (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i KLSH për pensionet, Blendi Fevziu: 1.2 milionë dollarë
Gazetari Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu, ka komentuar një lajm në rrjetet e tij sociale, që lidhet me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Përmes një videoje të publikuar nga Fevziu, ky i fundit shprehet se përgjatë vitit 2024, janë dhënë mbi 11 mijë pensione për të moshuar të cilët kanë ndërruar jetë.

Fevziu sqaron se dhënia e këtyre pensioneve pasi përfituesit kanë ndërruar jetë, kanë shkaktuar dëm rreth 1.2 milionë dollarë në buxhetin e shtetit.

Gazetari e shoqëron këtë lajm dhe me tone ironike, duke u shprehur se “që pas vdekjes jepen dekorata, mirënjohje, vlerësime e di. Por, që pas vdekjes të paguhet dhe pensioni për të jetuar, kjo është pak e çuditshme”.

“Sot pashë një lajm të paparë fare. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar që në Shqipëri gjatë vitit 2024 janë dhënë 11 mijë e disa pensione pas vdekjes. Pra, personat kanë vdekur, kanë ndërruar jetë janë varrosur, dhe kanë vijuar të marrin pensionin. Dëmi ishte rreth 1.2 milionë dollarë në mos gaboj. Tani, që pas vdekjes jepen dekorata, mirënjohje, vlerësime e di. Por, që pas vdekjes të paguhet dhe pensioni për të jetuar, kjo është pak e çuditshme. Natyrisht nuk është vetëm në Shqipëri, por në Shqipëri të humbin 1.2 milionë dollarë për njerëz që nuk jetojnë më është…”, raporton Fevziu.

Gjetja ka të bëjë me pagesat e kryerja pas ndarjes nga jeta e perfituesve, përgjatë periudhës janar-dhjetor 2024. Janë arritur të rikuperohen rreth 100 milionë e 158 mijë lekë, por mbi 14 milionë e 726 mijë lekë mbeten të arkëtuara dhe kërkojnë ndjekje të vazhdueshme.

1 Komente

  1. P
    Platoni

    Ua cojne me poste te ndjereve.Edhe ne boten tjeter ata kane nevoje per ato para.

    Lini një Përgjigje