TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 13:13

Raporti i KE: "TikTok" vijon të jetë aktiv në Shqipëri pavarësisht vendimit të qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Raporti i KE: "TikTok" vijon të jetë aktiv në

TikTok vijon të jetë aktiv në Shqipëri pavarësisht vendimit të qeverisë të marrë në mars të këtij viti, për ta mbyllur rrjetin social. Në progres-raportin e Komisionit Europian për vendin tonë, thuhet se platforma është e aksesueshme në të gjithë vendin.

“Në mars të vitit 2025, qeveria vendosi të pezullojë aksesin në një platformë të madhe të rrjeteve sociale në të gjithë vendin për 12 muaj, me arsyetimin e mbrojtjes së fëmijëve nga përmbajtje të dëmshme. Megjithatë, megjithëse nuk u bë ndonjë njoftim formal për heqjen e bllokimit, platforma është e aksesueshme në të gjithë vendin pas një marrëveshjeje për të siguruar filtra ndaj gjuhës së urrejtjes në gjuhën shqipe”, shkruhet në Raport.

Raporti thekson se kapacitetet për sigurinë kibernetike të mediave mbeten të dobëta, madje janë regjistruar disa sulme kibernetike.

Ndërsa ‘vetërregullimi në sektorin e medias mbetet i dobët dhe i penguar nga mungesa e burimeve, peisazhi i polarizuar mediatik dhe përdorimi i vazhdueshëm i retorikës është nxitës në debatin publik’.

“Është e rëndësishme të mbështeten nismat e vetërregullimit dhe të promovohet zbatimi i gjerë i kodeve etike në gjithë sektorin”, thekson raporti.

Lini një Përgjigje