TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 07:57

Moti i keq, Durrësi zgjohet nën pushtetin e ujit

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq, Durrësi zgjohet nën pushtetin e ujit

Qytetit i Durrësit është zgjuar mëngjesin e sotëm nën pushtetin e ujit. Reshjet intensive të shiut kanë rikthyer në qytetin bregdetar atë fenomen me të cilën përballen zakonisht qytetarët e Durrësit.

Nga pamjet shihet se uji arrin në disa centimetra në rrugë dhe trotuare.

Më problematike situata paraqitet si përherë te kryqëzimi te stadiumi"Niko Dovana", rrethrrotullimi te Stacioni i Trenit dhe ai i Shkozetit.

Raportohet se prezencë uji ka pothuajse ne te gjitha akset e brendshme të qytetit.

 

reshje shiu moti i keq

Lini një Përgjigje