TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Mars 2026, 17:27

“Rama thotë se kanë falsifikuar letrat”, banorët e Rrjollit sërish protestë para Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
“Rama thotë se kanë falsifikuar
Banorë e Rrjollit në protestë para Kuvendit

Banorët e Rrjollit kanë dalë sërish në protestë para Kuvendit, ku kërkojnë që të mos preken pronat e tyre nga biznesmeni Bashkim Ulaj.

Ata u mblodhën pasditen e sotme me pankarta në duar dhe kërkuan reagim nga institucionet, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga e drejta mbi tokën. Gjatë protestës, pjesëmarrësit shprehën shqetësimin për atë që e konsiderojnë ndërhyrje ndaj pronës së tyre.

Protestuesit u bënë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që të bashkohen për të mbrojtur pasuritë.

“Kryeministri del e thotë se kanë letrat e falsifikuar, a ka shkuar ndonjë herë të shohë se çfarë ndodh në këto institucione tona”, u shpreh një qytetare.

Aksioni para Kuvendit vjen në një kohë kur çështja e pronave në zonë ka nxitur debat dhe reagime publike.

Autoritetet nuk kanë dhënë një reagim zyrtar mbi kërkesat e banorëve.

 

 

banoret e rrjollit protesta kuvend

Lini një Përgjigje