
Kryeministri shqiptar Edi Rama është takuar me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në SHBA.
Mëngjesin e sotëm, Rama ka ndarë një foto të tij dhe bashkëshortes së tij, Linda Rama, me kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe bashkëshortes së tij, Jill Biden.
Rama nuk ka dhënë shumë shpjegime, por shkruan frazën e tij të njohur “Photo of the day”, shoqëruar me flamurin shqiptar dhe atë amerikan.
Rama ndodhet prej disa ditësh në SHBA, ku mori pjesë dhe mbajti fjalim në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara ‘Samiti për të Ardhmen’, me temë “Dialogu për të ardhmen digjitale”.
Kreu i qeverisë mori pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste. Po ashtu, me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj, Rama zhvilloi bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve në SHBA.
Lini një Përgjigje