
Argita Malltezi mbrojti vendimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha për të mos shkuar në gjykatë, çka solli më pas izolimin e tij në shtëpi në masën arrest shtëpie.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Malltezi tha se sot kishte regjistruar një kallëzim penal ndaj prokurorëve Millonai dhe Kraja e gjyqtares Olldashi për kryerjen e veprimeve arbitrare dhe mos marrjen e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme.
“Kam provuar se sa të drejtë ka patur babai për vendimin që ka marrë. Sot kam regjistruar një kallëzim penal ndaj Millonait, Krajës dhe Olldashit, për kryerjen e veprimeve arbitrare dhe mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme”, tha Malltezi.
Lini një Përgjigje