TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Dhjetor 2023, 21:34

“Rama s’ka gisht te akuzat e SPAK ndaj Berishës”, Andi Tela: I leverdis më shumë ta ketë kundërshtar sesa në arrest!

Shkruar nga Pamfleti

“Rama s’ka gisht te akuzat e SPAK ndaj Berishës”, Andi

Gazetari Andi Tela deklaroi se nuk është kryeministri Rama ai që ka ndikuar SPAK-un në akuzat ndaj Berishës dhe kërkesën për heqjen e imunitetit.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, ai tha se Rama do të ishte shumë rehat nëse Berisha do të mbetej aty te selia e PD-së sesa të futet në arrest.

Nuk është Rama që ndikon te SPAK-u, ashtu siç do që ta thotë Berisha. Janë duar të tjera që komandojnë SPAK-un. Rama do të donte që Berisha të ishte aty te selia e PD-së, do të ishte shumë rehat. Kështu që nuk besoj se Rama ka ndonjë dëshirë të madhe.

Sali Berishës në këtë muaj i bëhen 33 vite në politikë dhe për kaq kohë në pozicione si president, kryeministër dhe drejtues opozite, sigurisht që prodhon te njerëzit dashuri, urrejtje, armiq jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare. Dhe sigurisht sot, pas skenave që pamë në parlament, ka qenë të shumtë njerëzit që kanë thënë: Sa mirë ia bënë!. Më pak kanë ndjerë keqardhje dhe kjo ka të bëjë me diagramën e tij në politikë, pra ku e nisi dhe ku po e përfundon, sepse, pavarësisht çfarë vendimi merret ndaj tij për arrest me burg apo shtëpiak etj, nuk besoj se do të kthehet në pozicionet që ka patur në qeverisje”, u shpreh Tela.

berisha spak rama

Lini një Përgjigje