TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Dhjetor 2023, 21:07

“Udhëheqësit në Shqipëri kanë pasur fund tragjik”, Sejamini tregon si do të ndikojë heqja e imunitetit të Berishës te PD-ja dhe kryeministri

Shkruar nga Pamfleti

“Udhëheqësit në Shqipëri kanë pasur fund

Sot Kuvendi i Shqipërisë, me 75 vota të shumicës së majtë vendosi të pranojë kërkesën e prokurorëve të SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës, duke i hapur rrugë arrestimit të tij, lidhur me akuzat për rolin e tij si ish-kryeministër në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Analisti Neritan Sejamini tha se kjo ishte e pritshme dhe se ka shumë dritëhije në vendimin e prokurorisë e të SPAK-ut, që nuk të lënë shijen e një lëvizjeje legjitime të drejtësisë.

Sejamini u shpreh se ky veprim ka për të patur pasoja politike duke e destabilizuar edhe më shumë PD-në dhe do t’i japë më shumë revansh kryeministrit.

Nuk besoj se Kuvendi i Shqipërisë do të vendoste ndryshe. Ka një vendosmëri që kësaj çështjeje do t’i vihen deri në fund, jo vetëm me heqjen e imunitetit, por edhe me atë se çfarë vendimi do të marrë gjykata, ndoshta me një arrest në shtëpi. Nga pikëpamja personale më duket një ngjarje tragjike dhe dramatike për karrierën e një njeriu që ka qenë një figurë e rëndësishme e tranzicionit shqiptar, me të mirat dhe të këqijat e veta, kontributet pozitive dhe negative. Do ma donte mendja dhe një farë mirëkuptimi që gjërat të mos vijnë në këtë pikë për udhëheqësit e një vendi. Shqipëria i ka tragjike ngjarjet në lidhje me udhëheqësit e vet dhe nuk është çështje vetëm e këtyre udhëheqësve, por edhe e shoqërisë sonë, mënyra se si i glorifikojmë dhe i përdhosim heronjtë dhe idhujt e rremë.

Nga pikëpamja e drejtësisë, do të ishte mirë që ky të perceptohej si vendim i drejtësisë së paanshme dhe të vërtetë. Fatkeqësisht, edhe për faktet që ne kemi diskutuar, për shumë dritëhije në vendimin e prokurorisë e të SPAK-ut, nuk më lë shijen e një lëvizjeje legjitime të drejtësisë. Kurse nga pikëpamja politike është një veprim që ka për të patur pasoja politike në afat të shkurtër, do ta destabilizojë edhe më shumë PD-në, do të kufizojë, do t’i japë më shumë revansh kryeministrit, pra është ngjarje që ka për ta patur pasoja politike”, tha ndër të tjera Sejamini në “MCN TV”.

sali berisha spak neritan sejamini

Lini një Përgjigje