
Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me sulmin monstruoz të një 24-vjeçari në Universitetin Charles në Pragë, i cili vrau 15 studentë dhe plagosi 30 të tjerë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe thekson se Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë.
“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave”, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje