
Ambasada Shqiptare në Pragë ka reaguar pas sulmit tronditës në Universitetin e Arteve, ku mbetën të vrarë 15 persona dhe 30 të tjerë u plagosën.
Sipas njoftimit të Ambasadës, për fat të mirë, nuk ka asnjë shqiptarë mes viktimave apo mes të plagosurve.
Por, mësohet se në këtë universitet ndodhej edhe një pedagoge nga Shqipëria, por fatmirësisht nuk është lënduar.
Ndërkohë, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë. Nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare”, njofton ministria.
Lini një Përgjigje