
Gjatë seancës së ditës së sotme mes kaosit dhe zhurmës, Kuvendi votoi heqjen e imunitetit të Sali Berishës duke e dorëzuar atë në duar të drejtësisë.
Sipas analistit Artur Zheji, kjo është një ditë historike, sepse kjo tregon se sot kemi një shtet, i cili nuk i nënshtrohet kultit dhe forcës së individit.
“Është e rëndësishme, sepse mendoj që më në fund kemi shpresa të kemi një shtet, i cili nuk do jetë një shtet i nënshtruar nën kultin, protagonizmin apo forcën e individit apo klanit të tij”, tha ai në “ABC News”.
Ai analizoi deklaratën e kreu të PL-së, ilir Meta, i cili doli sot para mediave duke komentuar zhvillimet e politikës dhe goditjen e aleatit të tij, Sali Berishën. Sipas Zhejit, Meta në fjalën e tij tregoi se nuk i mbështet thirrjet e Berishës për revolucion.
“Dikur ishte një shprehje, që stigmatizonte Metën: Ilir Meta i di vetë punët e veta”, thuhej me dashamirësi. E ndoqa konferencën e shtypit, ishte e ftohtë, e akullt, shumë cerebrale dhe e saktë. Duket në mënyrë elegante ose diplomatike që Meta nuk është dakord me vijën mbrojtëse të doktorit me thirrjet për revolucion apo me të gjitha këto. Ishte e paangazhuar, një deklaratë prej diplomati dhe jo të një politikani, i cili vë pasionin në të njëjtin nivel me objektivat e tij politike”, shtoi Zheji.
Lini një Përgjigje