
Pasi rrënoi bujtinat dhe banesat që mbanin gjallë turizmin vendas, qeveria ka hapur ankandin për të shitur pronat shtetërore në zemër të Thethit me çmime qesharake, duke u hapur rrugën klientëve të kryeministrit...
Pas prishjeve me rruspa në Theth, Edi Rama ka nisur fazën e dytë të planit të tij për kapjen e zonës turistike më të njohur të Alpeve shqiptare.
Më 28 tetor 2025, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit hapi ankandin për shitjen e pasurive publike në qendër të Thethit, me çmime 12 herë më të ulëta se tregu, për t’u kaluar në duar private që lidhen me pushtetin.
Pasi rrafshoi me rruspa bujtinat, vilat dhe shtëpitë tradicionale që për dekada mbajtën gjallë turizmin vendas në Theth, kryeministri Edi Rama ka kaluar në fazën tjetër të planit: privatizimin e tokave dhe objekteve publike të zonës.
Në datën 28 tetor 2025, me Urdhër Nr. 928/2, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka shpallur ankandin për shitjen e pasurive shtetërore në njësinë administrative të Thethit.
Në dokumentet që disponon “Pamfleti”, thuhet se qeveria ka nxjerrë për shitje:
- Ish-bar kafe,
- Ish-dyqan vesh-mbathjesh,
- Ish-dyqan ushqimor,
- Ish-zyra tregtarie,
- Ish-magazinë të rezervave dimërore,
- dhe ish-qendrën e grumbullimit të bimëve medicinale.
Të gjitha këto prona shtetërore ndodhen në zonën qendrore të Thethit, me sipërfaqe ndërtimi 649 m² dhe sipërfaqe trojesh 2,679 m², të cilat qeveria i ka nxjerrë në shitje me çmim bazë 7 euro për metër katror, një çmim absurdisht i ulët, kur tregu real i zonës është rreth 85 euro për metër.

Në total, pasuritë me sipërfaqe 2,796 m² janë vlerësuar vetëm 1,866,620 lekë, ose më pak se sa kushton një apartament mesatar në periferi të Tiranës.
Sipas burimeve të “Pamfletit”, fituesi i ankandit është i paracaktuar, ndërsa procedura do të zhvillohet vetëm formalisht për të mbuluar vendimin politik.
Nga prishjet me rruspa te kapja e territorit
Në shkurt të vitit 2023, qeveria kishte vendosur që këto pasuri shtetërore të shiteshin, por procedurat u shtynë për gati dy vjet, derisa u krye operacioni i prishjeve me rruspa, që shkatërroi një pjesë të mirë të strukturave turistike private në zonë.
Vetëm tre muaj pas prishjeve, qeveria i nxori pasuritë në ankand, një rastësi e shpjegueshme vetëm përmes korrupsionit të planifikuar.
Skenari është i qartë: zhbërja e strukturave ekzistuese vendase për t’i hapur rrugë investitorëve të afërt me pushtetin.
Me çmime 12 herë më të ulëta se tregu, tokat dhe godinat publike do të përfundojnë në duart e miqve dhe klientëve të Edi Ramës, që pritet t’i përdorin për ngritjen e resorteve luksoze dhe komplekseve private, duke zhdukur përfundimisht identitetin kulturor të Thethit.
Thethi, nga trashëgimi kombëtare në mall për pazare
Thethi është një nga zonat me trashëgiminë natyrore dhe kulturore më të pasur në Shqipëri, pjesë e Alpeve Shqiptare dhe e Parkut Kombëtar Thethit, e mbrojtur nga ligji.
Megjithatë, kjo nuk e ka penguar qeverinë që ta trajtojë si pronë private të shitshme me ankand.
Shitja e objekteve publike në një zonë të mbrojtur është shkelje flagrante e ligjit për administrimin e pronës publike dhe të trashëgimisë kulturore, por asnjë institucion nuk ka reaguar.
Burime brenda Drejtorisë së Pronave Publike pohojnë se vendimi është marrë personalisht nga Edi Rama, i cili ka urdhëruar që të gjitha objektet e braktisura të kalojnë në duar private “për qëllime zhvillimi turistik”.
Në fakt, ky është kamuflim i një grabitjeje të ligjëruar: pasuritë shtetërore po i shiten një grupi të ngushtë biznesmenësh që veprojnë si “maskë” për oligarkët e afërt me qeverinë.
7 euro për metër: çmimi i turpit shtetëror
Në një kohë kur vlera e tregut në Theth ka arritur deri në 85 euro për metër, qeveria ka vendosur ta shesë territorin për 7 euro për metër, pra 12 herë më lirë se vlera reale.
Kjo është rrëmujë e planifikuar: objektet dhe tokat publike u vlerësuan minimalisht për t’u grabitur përmes një ankandi të kontrolluar.
Shitjet me çmime të tilla janë një formë e hapur e pastrimit të pasurisë publike dhe legalizimit të korrupsionit shtetëror.
Nëse SPAK do të vepronte sipas ligjit, ky vendim do të duhej të hetohej menjëherë, sepse përbën shkelje të nenit 258 të Kodit Penal për shpërdorim të detyrës dhe dëm ekonomik ndaj shtetit.
Ajo që nisi me rruspa, po përfundon me ankande dhe kontrata klienteliste.
Thethi, simbol i Alpeve Shqiptare, po shndërrohet në një pronë private për pushtetarët dhe oligarkët e Ramës, me çmime që fyejnë çdo qytetar shqiptar.
Nëse ky ankand nuk ndalet, shumë shpejt në vend të bujtinave tradicionale do të ngrihen resorte luksoze të oligarkëve, dhe Thethi do të humbasë shpirtin e vet për gjithmonë./Pamfleti
I kujt asht faji…? Tani a mbajt Turkun 500 pa i pushtuar, pse po lajn Ramen ti pusjtojn me privatet e tij. Diçka nuk shkon athere. Te fala
Edhe ne Tirane ky qelbesira kur zgjeroi unazen ua mori truallin njerezve per $3 meter katrorin. E keqja me e madhe eshte se kushdo te hiqet e kushdo te vihet, te tere derrat nje turi kane. Pse paskemi qene kaq popull i keq bre burra, pse?
Është rasti që vendasit të hyjnë në ankand dhe të përfitojnë nga çmimet e lira. . Komentet e tjera janë pa bereqet!
Kush te ben pjese te ankandit i cili ka perfunduar para se shpallet. Cohu o Skenderbe prej vorrit dhe zhduke kete sulltan gjakpires!
Paçin faqen e zez, dhe mos ti thon vetes malsorë, banorët e Thethit, kur sqen të zot të mbrojnë trojet e veta. Tani le të rrinë hyzmeqar te oligarkët për nji cop buk.