TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 07:42

Radhë për të votuar në Astir, qendrat e votimit të vendosura në kontenier ende nuk janë gati

Shkruar nga Pamfleti
Radhë për të votuar në Astir, qendrat e votimit të
Radhë për të votuar në Astir

Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë, por problemet duket se janë të mëdha.

Në zonën e Astir, në kontejnerët që janë kthyer në qendra votimi, nuk ka nisur ende procesi i votimit.Votues të shumtë ndodhen para kontejnerëve duke pritur në radhë pasi 22 qendrat e votimit ende nuk janë bërë gati.

Ndërkohë te Parkut Olimpik nuk është hapur ende procesi.

Shkaku është se janë vendosur kapakët e kutive të votimit mbrapsht.

Në njësinë nr. 10 në Tiranë  votohet në mënyrë elektronike. Mosha e tretë ka hasur probleme me këtë mënyrë votimi, ku ky qytetar është rikthyer edhe njëherë për të përfunduar procesin.

 

radhë për të votuar në astir

Lini një Përgjigje