
Radhë kilometrike janë krijuar nga Librazhdi deri në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë këtë të martë.
Qytetarët të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet e fundvitit në jug të vendit apo tek të afërmit e tyre kanë vendosur të kthehen në shtëpi.
Ditën e sotme gjithashtu ka pasur trafik të rënduar edhe në aksin Elbasan- Prrenjas.
Kjo situatë vjen për shkak se shumë qytetarë kanë lëvizur për të festuar Vitin e Ri në Korçë, ndërsa në kthim është shënuar një fluks i lartë makinash, duke krijuar një varg automjetesh.
Në rëndimin e trafikut për disa minuta ka ndikuar dhe bllokimi i qarkullimit për shkak të një aksidenti që është shënuar në këtë aks por që ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.
Gjithashtu fluks mjetesh ka pasur edhe në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset “Qafë thanë-Elbasan dhe “Rrogozhinë-Elbasan”.
Lini një Përgjigje