Pas tenderit për parkun e lojërave, Salillari ka marrë edhe tenderin për rikonstruksionin dhe asfaltimin e rrugës në Repartin Ushtarak nr. 1030 në Poshnje të Beratit.
Qeveria ka nisur të kompensojë oligarkun Pëllumb Salillari për milionat që ai hodhi në Bashkinë e Kuçovës. Falë pazareve të tij, Kreshnik Hajdari u shpall fitues dhe tashmë Salillari po korr benefitet. “Pamfleti” denoncoi se ai një ditë pas zgjedhjeve ishte darovitur me 3.9 milionë euro tender nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Por ky nuk është tenderi i vetëm. Kompania e Pëllumb Salillarit është shpallur fituese e tenderit të Ministrisë së Mbrojtjes për rikonstruksionin dhe asfaltimin e rrugës në Repartin Ushtarak nr. 1030, Poshnje, Berat.
Tenderi është hapur në datën 14 Prill dhe u mbyll në 2 Maj, ndërsa fituesi është shpallur më 18 Maj, pra 4 ditë pas zgjedhjeve.

Fondi limit i tenderit i vendosur nga Ministria e Mbrojtjes ishte 67,921,666 lekë pa TVSH. Pëllumb Salillari dha 40 milionë lekë dhe u shpall fitues. Në garë kanë qenë 26 komani dhe ato janë skualifikuar. Ngjall habi se si Salillari ka vendosur të refuzojë 270 milionë lek të vjetra. Por duket se tenderi është pjesë e pazareve për vota dhe Salillari duket se po merr vetëm paratë që hodhi në fushatë.
Para zgjedhjeve ai u denoncua nga kandidati i opozitës Lefter Maliqi. Madje dolën dhe video ku Salillari lëvizte ditë natë në Kuçovë duke bërë pazare për vota.
Lini një Përgjigje