TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2023, 17:38

Krimi në zgjedhje, Artan Hoxha: 2 prej të arrestuarve për kokainën te “Kodra e Diellit”, kandidatë në 14 maj

Shkruar nga Pamfleti

Krimi në zgjedhje, Artan Hoxha: 2 prej të arrestuarve për

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje se si krimi ka arritur të depërtojë në zgjedhjet vendore. Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se mazhoranca ishte në epërsi në këto zgjedhje dhe nuk ka pasur nevojë të angazhonte konitgjentë kriminal, por partitë të tjera janë bazuar te personat me rekorde kriminale.

Sipas Hoxhës, në aksionin e pak ditëve më parë te Kodra e Diellit ku u kap një sasi kokaine, dy të arrestuarit kanë qenë kandidatë për këshillin bashkiak të Sarandës.

Në zgjedhjet e kaluara pati edhe të vrarë, kësaj radhe rezultati ishte 7 mijë vota diferencë. Ato vota që dyshohej se aktivizoheshin nga personazhe të botës së krimit, nuk janë angazhuar. Pushteti nuk ka pasur nevojë. E kam dëgjuar edhe zotin Berisha. Mos të gaboj pardje është bërë një operacion në Tiranë "Kodra e Diellit 2", janë kapur 2.3 kg kokainë në Tiranë. 2 nga 5 personat e arrestuar janë nga Saranda dhe janë në listën për këshilltarë, Olsi Mylka dhe Shemsi Progda. Janë arrestuar menjëherë pas zgjedhjeve. Partia e tyre jo vetëm që ka marrë shumë vota, por edhe 2 mandate këshilltarësh. Këta konkurrojnë, marrin vota dhe këshilltar. 30 mijë euro e kishin kilen këta. Provë shumë e qartë sesi interferohen zgjedhjet”, tha ai.

Nga verifikimet rezulton se ata kanë qenë pjesë e Aleancës Arbnore Kombëtare.

artan hoxha krimi zgjedhje

Lini një Përgjigje