
Në dokument thuhet se ka pasur një "hezitim" në lidhje me kthimin e familjeve, që do të thotë se shumë prej tyre marrin akomodim dhe mbështetje falas "për vite me radhë"...
Shqiptarët që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të mund të shpëtojnë nga politikat e reja të emigracionit që do të zbatohen nga Qeveria laburiste e kryeministrit Keir Starmer.
Madje Qeveria Starmer ka paralajmëruar kthimin në Shqipëri të rreth 700 familjeve shqiptare, përfshi edhe fëmijët.
Madje, Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood, tha se nëse ato nuk pranojnë të kthehen vullnetarisht, do të depërtohen me forcë.
Zyrtarja britanike ka evidentuar posaçërisht shqiptarët gjatë fjalës së saj, duke përmendur këtu edhe marrëveshjen që ka mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, që e konsideroi si të ‘artë’ në raport me kthimet e emigrantëve.
Ajo pretendoi se Mbretëria e Bashkuar nuk kishte qenë mjaftueshëm e ashpër në largimin e azilkërkuesve të refuzuar, ndërsa zbuloi ndryshimin më të madh në politikat e emigracionit, duke shkaktuar reagime të forta.
Sekretarja e Brendshme njoftoi një sërë masash të ashpra, duke urdhëruar zyrtarët të mos hezitojnë më për të dëbuar familjet, përfshirë fëmijët. Dhe ajo zbuloi se Qeveria po heton kthimet e detyruara në Siri, pasi regjimi brutal i udhëhequr nga Bashar al-Assad u rrëzua.
Në një dokument politikash të publikuar të hënën, ajo akuzoi paraardhësit e saj se ishin të butë, duke u shprehur "ne kemi treguar se nuk jemi të gatshëm të tregojmë ashpërsinë ose vendosmërinë e nevojshme për të pohuar të drejtën tonë për të kthyer ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu".
Në dokument thuhet se ka pasur një "hezitim" në lidhje me kthimin e familjeve, që do të thotë se shumë prej tyre marrin akomodim dhe mbështetje falas "për vite me radhë". Znj. Mahmood i tha Dhomës së Komunave se rreth 700 familje shqiptare po strehoheshin me shpenzimet e taksapaguesve, edhe pse ato nuk klasifikohen si në rrezik nëse kthehen.
Fillimisht familjeve do t'u ofrohet mbështetje financiare për t'u kthyer, por nëse refuzojnë, Ministria e Brendshme do të shqyrtojë kthimet e detyruara.
“Për shembull, ka rreth 700 familje shqiptare, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, megjithatë, largimi i tyre nuk po zbatohet aktualisht nga Ministria e Brendshme, pavarësisht se Shqipëria ka një standard të artë bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar për kthimet dhe është nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne do të nisim një konsultim mbi procesin e zbatimit të largimit të familjeve, përfshirë fëmijët”, tha Shabana Mahmood, teksa tregoi ndryshimet drastike të ligjit të emigracionit.

Sipas rregullave të reja, njerëzit që u është dhënë azil do të duhet të presin 20 vjet për të aplikuar për t'u vendosur përgjithmonë.
Dhe atyre që u është dhënë mbrojtja do t’u rishikohet statusi çdo dy vjet e gjysmë, që do të thotë se ata mund të largohen nëse atdheu i tyre konsiderohet i sigurt. Por masat janë dënuar nga deputetët e Partisë Laburiste , aktivistët e të drejtave të njeriut dhe grupet e opozitës.
Deputetja laburiste, Nadia Ëhittome, i tha Dhomës së Komunave se “është e turpshme që një qeveri laburiste po shkel të drejtat dhe mbrojtjet e njerëzve që kanë përjetuar trauma të paimagjinueshme. A kështu duam të trajtohemi nëse do të iknim për të shpëtuar jetën tonë? Sigurisht që jo.”
"Pra, si mund të miratojmë politika kaq mizore? A është ministri i Brendshëm krenar që qeveria është zhytur kaq thellë saqë tani po lavdërohet nga Tommy Robinson?", tha ajo.
Agjitatori i ekstremit të djathtë Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, mirëpriti disa nga masat e Partisë Laburiste në mediat sociale gjatë fundjavës. Dhe numri dy i Nigel Farage, zëvendëskryetari i Reformës, Richard Tice, tha me shaka se znj. Mahmood "po fillon të duket sikur po paraqet një aplikim për t'u bashkuar me Reformën".

Znj. Mahmood u tha deputetëve se është një "e vërtetë e pakëndshme" që mbështetja "bujare" e Mbretërisë së Bashkuar për azilin po tërheq njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo paralajmëroi se nëse Qeveria nuk mund të rimarrë kontrollin e sistemit të azilit, "ata që kërkojnë të na ndajnë do të bëhen më të fortë" - në një referencë të fshehur ndaj Reform UK.
Ata që kanë të drejtë të punojnë, por nuk e bëjnë këtë, dhe ata me pasuri të konsiderueshme, do t'u refuzohet ajo që Ministria e Brendshme e ka quajtur "lëmosha automatike". Azilkërkuesit me sende me vlerë si makina dhe biçikleta elektrike, ose sasi të mëdha ari, do të detyrohen të kontribuojnë për ushqimin e tyre sipas propozimeve.
Keir Starmer tha se rasti për reformimin e sistemit të azilit është "jashtëzakonisht i thjeshtë", duke shkruar se nevojitet një "efekt më i fortë parandalues dhe rregulla që zbatohen me forcë".
Procesi i apelimit do të jetë i efektshëm, ku aplikantëve do t'u jepet vetëm një mundësi e vetme për të kundërshtuar refuzimin e tyre. Sekretari i Brendshëm u tha deputetëve se do të krijohet një organ i ri apelimi për të trajtuar një numër të madh çështjesh të prapambetura që në mars arriti në 51,000.
“Rastet me një shans të ulët suksesi do të përshpejtohen dhe pretenduesit do të kenë vetëm një mundësi për të kërkuar dëmshpërblim dhe një për të apeluar, duke i dhënë fund karuselit të kërkesave dhe apelimeve që pengojnë kaq shumë largime”, tha ajo. /Përshtatur nga The Mirror/
Po vetë miss Mahmod a nuk është një azilante në Ukrainë ato familje janë larguar për një ekonomi dhe një mirëqenie për fëmijët e tyre atë që qeveria dhe shteti shqiptar nuk ja u ofron
Muhamed ja indiane...e paska kunj më të madh me Shqiptarët..megjith fëmijë thotë ...më raciste nga gabelja indiane që ishte..më parë.....hajde ingliz hajde si u katandiset...ta shpërthejnë gabelt .....