TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2025, 10:58

Moti i keq, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, kujdes me shpejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Shmangni lëvizjet e

Prej disa orësh Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq, me probleme në disa akse rrugore, të shkaktuara si pasojë e prezencës së lartë të ujit ose rrëshqitjes së dherave dhe gurëve.

Kjo ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, megjithëse nga strukturat e emergjencave dhe firmat kontraktore po punohet për pastrimin e akseve rrugore.

Ndërkohë Policia e Shtetit i ka drejtuar një apel drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, veçanërisht sa i takon mbajtjes së distancës dhe shpejtësisë.

Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi, që ka përfshirë disa zona të vendit, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e shërbimeve policore dhe apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, si dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë, me automjete, motomjete apo me këmbë.

Moti i keq, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Shmangni lëvizjet e

“Shërbimet e Policisë janë planëzuar me shërbim në të gjithë vendin dhe janë të angazhuara maksimalisht për të ndihmuar përdoruesit e rrugës, në raste nevoje, dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që paraqet rrezik për përdoruesit e rrugës dhe për banorët në zonat ku është parashikuar që të ketë reshje të dendura shiu.

Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për të pastruar inertet e rëna si pasojë e reshjeve të dendura dhe për zbllokimin e disa segmenteve të bllokuara nga shkarja e dherave dhe e gurëve.

KUJDES‼️

⛔️ Shmangni lëvizjet e panevojshme dhe lëvizjet në akset që paraqesin rreziqe;

⛔️ Respektoni sinjalistikën rrugore;

⛔️ Moderoni shpejtësinë, mbani distancën e duhur me mjetet e tjera, mos kryeni parakalime të gabuara, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

✅ Në çdo rast nevoje, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

 

Lini një Përgjigje