TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2023, 11:41

Publikohen pamjet nga arrestimi i Jamarbër Malltezit në Rinas (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet nga arrestimi i Jamarbër Malltezit në Rinas (Video)

Publikohet videoja e momentit të arrestimit të dhëndrit të Berishës Jamarbër Malltezi në aeroportin e Rinasit.

Malltezi u arrestua në Rinas teksa kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania.

Tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan Jamarbër Malltezit në zonën e jashtme të aeroportit, në pjesë e hyrjes kryesore, ku ndodhen dhe taksitë.

Në momentin e arrestimit të Malltezit, siç duket edhe në video, mbante në kokë kapelen e tij ekuadoriane.



jamarber malltezi arrestim

Lini një Përgjigje