Ish-zëvendëskomandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, thotë se projekti i portit të Porto Romanos nuk mbështet shifrën e deklaruar nga qeveria për përpunimin e 2 milion TEU në vit. Sipas tij, me një kalatë prej rreth 400 metrash, kapaciteti maksimal do të ishte rreth 500 mijë TEU në vit, bazuar në mesataret e porteve ndërkombëtare.
Ish-zëvendëskomandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka ngritur pikëpyetje mbi kapacitetin e përpunimit të kontenierëve në portin e ri që qeveria planifikon të ndërtojë në Porto Romano.
Në një reagim publik, ai thekson se sipas të dhënave të projektit dhe standardeve ndërkombëtare të operimit të porteve, kapaciteti i deklaruar prej 2 milion TEU në vit duket i paarritshëm me infrastrukturën e parashikuar.
Sipas Meçollarit, projekti parashikon një kalatë rreth 400 metra të gjatë për terminalin e kontenierëve, ndërsa rendimenti mesatar global për përpunimin e kontenierëve është rreth 80–120 mijë TEU në vit për çdo 100 metra kalatë. Ai argumenton se, në këto kushte, porti i Porto Romanos mund të arrijë maksimalisht rreth 500 mijë TEU në vit, shumë më pak se shifra e prezantuar nga qeveria.
Ai sjell edhe një krahasim me portin e Gioia Tauro në Itali, një nga terminalet më të mëdha të kontenierëve në Mesdhe, i cili me rreth 5100 metra kalatë përpunon rreth 4.5 milion TEU në vit. Sipas tij, për të arritur një kapacitet prej 2 milion TEU në vit, Porto Romano do të kishte nevojë për të paktën rreth 2000 metra kalatë.
"Qeveria pretendon se po ndërton një superport në Porto Romano që do të përpunojë deri 2 milion TEU (kontenier).
Sipas Dhomës Amerikane të Tregëtisë SHBA-Shqipëri kalata e kontenierëve do të jetë vetëm 400 m dhe kjo shihet edhe nga projekti.
Përpunimi i kontenierëve në një port është në vartësi të tre faktorëve kryesorë:
1) gjatësia e kalatës, pra numri i anijeve dhe madhësia e tyre në përpunim,
2) teknologjia e përdorur (automatizimi) ose shpejtësia e kalimit të kontenierit nga bodi i anijes në tokë dhe anasjelltas, si dhe
3) hapësira magazinuese në tokë, nëse është më e vogël se sasis e përpunuar.
Sot, në nivel global mesatarja e përpunimit vjetor për 100 m kalatë është 80-120 mijë TEU dhe maksimumi 150-180 mijë në vit. Pra me 400 m kalatë në Porto Romano nuk mund të përpunohen më shumë se 500 mijë TEU në vit.
Nga i doli Qeverisë llogaria 2 milion TEU në vit? Duhen të paktën 2000 m kalatë për përpunimin e TEU-ve që të arrihet përpunimi i 2 milion TEU në vit në Porto Romano.
Le të bejmë një krahasim me Gioia Tauro në Itali. Ka një gjatësi kalate prej 5100 m dhe përpunon rreth 4,5 milion TEU në vit. Pra rendimenti është më 90 mijë TEU për 100 m kalatë në vit.
Që Qeveria të arrijë përpunimin e 2 milion TEU në vit me 400 m kalatë duhet të thyejë rekord global. Për çdo 100 m kalatë duhet të përpunojë 500 milje TEU në vit, 5 herë më të lartë se mesatarjs e porteve kontenier në nivel global. Kurse portet e thata në Shkup dhe Prishtinë nuk kanë asnjë ndikim në rendimentin e përpunimit të TEU-ve në Porto Romano, por me kapacitetet akomoduese në tokë.", shkruan Artur Meçollari, ish Zëvendës Komandant i Forcave tona Detare.
Qeveria Rama nën presion për Porto Romanon
Pas dështimeve me tenderat, pritet që të ndryshojë projekti i portit të ri në Porto Romano, ndërsa kryeministri Rama këmbëngul se porti ekzistues në qytetin e Durrësit duhet zhvendosur, sepse nuk mund të jetë nyja e duhur strategjike për Korridorin VIII.
Por në konferencën me gazetarët të premten, Rama nuk pranoi se tenderi u anulua pas presionit të amerkanëve apo të kancelarive të Bashkimit Europian, nga ku kishin ardhur disa oferta serioze nga kompani me reputacion global, të cilat nuk dolën fituese në tenderin që po hetohet nga prokurorët e SPAK.
Rama u përpoq të justifikohet për ngërçin që ka krijuar me portin e Durrësit, si një pengesë e Korridorit VIII që nis nga Italia, kalon në Shqipëri, shkon më tej në Maqedoninë e Veriut për të mbërritur deri në portet e Bullgarisë.
Shkak të vonesave sipas Ramës janë ndërhyrjet nga jashtë, ndërsa ankesat e kompanive dhe hetimet e SPAP sugjerojnë se shkak ka qenë korrupsioni i brendshëm me tenderat.
“Gara është organizuar dy herë dhe në të dy herët ka pas interes shumë të madh. Çështja ka qenë që herën e parë, kriteret kanë qenë shumë të forta, por kjo nuk do të thotë që s’ka pas kompani që nuk i ofron, por duan të thonë që nëse nuk i përgatit dot në kohë të gjitha gjërat që duhen për atë garë, nuk kualifikohesh dot.
Herën e parë gara është anuluar, këtë herë ndodh kjo koincidencë fatkeqe. Dhe e përsëris, kompania e ka shkruar tërheqjen e saj me argumentin e krizës dhe çmimeve dhe normalisht, nëse gjërat nuk kthehen në normalitet, e bën shumë të vështirë marrjen përsipër, të ndërtimit të atij porti me ato çmime që janë vendosur aty dhe me atë financim që është vendosur aty. Nuk e kemi fare informacion që ka pas ndonjë komponent tjetër që ka ndikuar në tërheqjen e kompanisë.” u shpreh Rama për mediat.
Deri tani nuk eshte theme se ka app jo studio fizibilitetit per Porto Romano ,po me qe kjo qeveri nuk pyet per studime fizibilitetit, Manson se nuk ka . Studime fizibilitetit , parapet she I plot kapok Afro 8 deri 10 vite dhe vetem studios e jep mundesine e fertility Te portit , ndertohet app jo
Jo vetëm Rruga Egnatia që është studiu dhe u sabotu se ska pikë nisje në det...por dhe hekurudha e mbetur pa shkulur, nga shiu i " madh":ju prish ura e bushtricës. . Pra rruga dhe hekurudha janë mirë studiuar nga shiu në.momentin e duhur.. dakort Selim...