Akademiku dhe historiani Pëllumb Xhufi e konsideroi si një çështje strategjike Himarën nga pala greke. Sipas tij është kjo arsyeja që grekët tensionojnë vazhdimisht çështjen me Himarën.
Xhufi tha se Himara është një hap larg nga Vlora, por grekët nuk mund të pretendojnë as Vlorën as Labërinë.
“Himara ka dalje në det dhe natyrisht që për interesa gjeo-strategjike grekëve iu duhet, sepse ato duan të kenë kontroll edhe në kanalin e Otrantos, pas kanalit të Korfuzit. Himara ka qenë një vend me ferra, ndërsa tani ka tjetër vlerë, përfshi këtu edhe përsa i takon pronave, apo interesave të tjera ekonomike”, tha Xhufi në emisionin “Open”.
Lidhur me zgjedhjen e Belerit si eurodeputet, Xhufi tha se Beleri nuk mund të krijojë asnjë problem për çështjen shqiptare apo për Tiranën zyrtare.
“Ai do të përfaqësojë Greqinë, nuk mendoj se Tirana zyrtare, do të vuajë shumë apo duhet të heqë dorë nga gjithë kjo luftë e drejtë që ka bërë për çështjen Beleri”, tha ai.
Lini një Përgjigje