
Gazetari Reldar Deda tha se protesta e opozitës, është një test për Sali Berishën.
Ai tha se me anë të protestës Berisha do të testojë edhe një herë elektoratin e tij, për të parë se sa mbështetje ka pas marrjes së vulës dhe të logos së PD.
“Duke u përpjekur për të njohur politikën e zotit Berisha, protesta e nesërme kërkon vetëm një fotografi. Fotografia është për të testuar elektoratin e djathtë se sa mbështetës ka tashmë pas marrjes së vulës e të logos.
Pra ligjërimin e zotit Berisha, do ta testojë te simpatizantët e djathë. Është një testi. duke e ndjekur politikën e tij, ai është i qartë se edhe unë këtë gjë do bëja do testoja se sa kanë shkuar mesazhet e mia te elektorati sidomos duke pasur parasysh ndarjen e fortë të Partisë Demokratike. Ky test është më i rëndësishmi, pasi në të gjitha fushatat elektorale ai nuk prodhoi sukses”, tha Reldar Deda në “Now”.
Lini një Përgjigje