
Mjeku psikiatër, Neli Demi ka folur lidhur me vrasjen dhe groposjen e Pëllumb Metës nga tre fëmijët e tij.
Teksa ka komentuar deklaratat e bashkëshortes së të ndjerit se familja ishte nën dhunë të vazhdueshme prej tij, mjeku u shpreh se nëse kjo gjë ka qenë e vërtetë atëherë duhet të ishte denoncuar.
Ai shtoi se një aleancë e tillë brenda në familje kundër babait është një ngjarje kriminale, ku secili duhet të marrë dënimin që i takon.
“Ne kemi të bëjmë me fëmijë të rritur në moshë dhe nuk kanë arritur ta denoncojnë këtë dhunë, duke marrë si të mirëqenë deklaratat e nënës.
Më duhet të bëj dhe një presupozim teorik, një aleancë kaq e madhe në familje, kundër të atit, një planifikim i tillë është një ngjarje kriminale dhe është në bashkëpunim, të gjithë pjesëtarët në këtë krim duhet të marrin dënimin.
Nëse do të bëja një presupozim teorik duke futur dhe disa elementë policesk që unë kam lexuar, gjithmonë ka një pyetje cili është motivi i një vrasje, nëse ka motive të tjera pasurore, apo konflikte që vijnë si pasojë e disa interesave konkurruese. Por do thoja që mjafton një anëtarë i familjes, që në këtë rast ishte i ati, si më i forti e më i pushtetshmi, që të mbajë të ndezur një konflikt të vazhdueshëm në mjedisin familjar”, tha mjeku psikiatër për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje