TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2024, 20:46

Dikur mbronte shpërndarësit e drogës në gjyq, historia e avokatit që u kthye në përdorues dhe ra në burg

Shkruar nga Pamfleti

Dikur mbronte shpërndarësit e drogës në gjyq, historia e

Në podcast-in “Fol me Anila Hoxhën”, tema e diskutimit ishte përdorimi i drogës.

Kjo plagë e shoqërisë që ka kthyer në përdorues të rritur dhe fëmijë, ka prodhuar fenomene të tjera pasi policia raporton arrestimin e përdoruesve si autorë ngjarjesh kryesisht dhunë dhe vjedhje, e nga ana tjetër vërehet se trajtimi i tyre në qeli mbetet i vështirë.

Droga nuk zgjedh. Mund të përfshijë në kthetrat e veta edhe njeriun më të pasur, njeriun më të edukuar, ashtu edhe ai që është i pastrehë. E pazakontë është rasti i një avokati. Gert Boci sot është 38 vjeç.

Nga një avokat, që mbronte të arrestuarit, mes tyre edhe shpërndarës droge askush nuk e ka të qartë se si përfundoi në një përdorues droge. Humbi punën, më pas u denoncua për dhunë në familje dhe për këtë shkak provoi prangat për herë të parë. Kur doli prej andej u rikthye sërish në burg, në atë të Fushë Kosovës. Kallëzimet kundër tij flasin për një përdorues droge i cili vazhdimisht ishte në kërkim të parave për të blerë doza droge.

600 persona u arrestuan së fundmi si shpërndarës droge në të gjithë vendin e megjithatë ky është vetëm njëri aspekt. Nuk disponohen të dhëna se sa është numri i përdoruesve qoftë dhe përafërsisht./ TCH

Lini një Përgjigje