TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Mars 2024, 18:28

“Pse është burgosur vajza ime?”/ Guximi i gruas polake që kërkonte përgjigje nga diktatori Enver Hoxha me anë të letrave

Shkruar nga Pamfleti

“Pse është burgosur vajza ime?”/ Guximi i gruas polake

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), me rastin e 8 marsit, ka publikuar një letër e shkruar nga një nënë e dëshpëruar që kërkonte përgjigje nga Enver Hoxha për burgosjen e së bijës.

Janina Glluc, një grua polake që guxoi, i dërgonte diktatorit Enver Hoxha letra për lirimin nga burgu të nënës së dy fëmijëve, Barbara Glluc Orgocka.

Letra i përket muajit shkurt të vitit 1971 dhe është e dyta, e shkruar nga ajo.

Në vitin 1959 Barbara Glluc Orgocka braktisi vendin e saj dhe vendosi të jetojë në Shqipëri së bashku me bashkëshortin shqiptar, inxhinierin nga Korça, Vasillaq Orgocka. Në ato vite Orgocka u dënua nga gjyqi shqiptar me burgim të përjetshëm.

Në këto rrethana nga vendi i saj i lindjes Polonia, nëna e saj, Janina Glluc i dërgon një letër të shkruar në polonisht, sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSH, Enver Hoxha.

Ajo kërkonte të mësonte shkaqet e burgimit të vajzës së saj, të cilat nuk i ishin sqaruar.

Në lutjen e parë që mban datën 18/8/1970, Janina Glluc nuk ishte dakord me arsyetimin se shkaku i burgosjes së vajzës së saj është kryerja e ndonjë vepre kundër popullit shqiptar.

Polakia që kërkonte përgjigje nga diktatori shqiptar nuk u lejua më pas as të takonte të bijën qoftë edhe pranë përfaqësuesve të Ambasadës shqiptare në Varshavë.

Historia e Barbara Ogockës, bashkëshortja e Vasillaq Orgockës, dënuar me 25 vjet heqje lirie është një nga historitë më të dhimbshme të grave të huaja që vuajtën dënime të padrejta në Shqipëri . Ajo u lirua më 24.6.1971 pas ndërhyrjeve dhe presionit të ambasadës polake në Tiranë. Ishte shkatërruar nga torturat e vazhdueshme që iu bënë. Vuajti gjithsej 2 vjet, 3 muaj, 29 ditë. U lejua më pas të riatdhesohej, por duke mos marrë veten kurrë nga ajo që kaloi në Shqipëri.

Lini një Përgjigje