TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Mars 2024, 07:48

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Sejamini: Është një fotografi për të marrë Zvërnecin dhe disa fonde nga qeveria shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Sejamini:

Analisti Neritan Sejamini deklaroi se i ashtuquajturi projekt turistik në ishullin e Sazanit i kompanisë së dhëndrit të ish-presidentit Trump ngjan më shumë me një fotografi për të marrë Zvërnecin dhe disa fonde nga qeveria shqiptare.

“Mua kujtua një anektodë. Dy ekonomistë ecin në një rrugë. Njëri shikon poshtë një kartmonedhë 100 dollarëshe dhe ulet që ta marrë. Ai ulet ta marrë dhe tjetri i thotë: Mos!

Pse?- i thotë tjetri.

Është fals.

Po pse është false?

Se po të mos jetë fals s’do ta kishte marrë një njeri tjetër?

Z. Rama dhe të tjerët po na e shesin Sazanin që të tjerët po zihen se kush ta kapë që të pasurohemi. Sazani në çfarëdo lloj vështrimi është një investim jo i bëshëm, infrastruktura, një sërë problemesh etj.

Çështja është, a është mirë të na japë Kushneri 1 miliard dollarë? Po mo. Po të na i japë edhe kesh, edhe më mirë.

Ti po më thua mua se këtu do të hidhen 500 milionë euro? Me këto që ka kjo foto nuk fiton 500 milionë euro për 1 mijë vjet. Kjo është një fotografi për të marrë Zvërnecin dhe disa fonde nga qeveria shqiptare.

Unë pashë për strategjinë e Shqipërisë për turizmin, për Sazanin, për Vlorën, Zvërnecin. Nuk ka asgjë. Ne kemi kryeministrin që takon biznesmenë. Një ditë jep Portin e Durrësit, pastaj Portin e Vlorës”, tha Sejamini në emisionin “Të Paekspozuarit”.

 

projekti sazanio sejamini zverneci fotografi

Lini një Përgjigje